Të rinjtë që u therën me thikë në Prizren janë mërgimtarë nga familja Elshani
29 dhjetor 2024
| 15:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si rezultat i një sulmi me thikë.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.
Sipas “Sinjalit”, bëhet fjalë për viktimat djem të axhës mes vete, A. Elshani dhe M. Elshani (mërgimtarë).
Ata janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.
Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjendja e tyre është mjaft e rëndë.