TË SHPËRBËHET GJYKATA SPECIALE NË HAGË

18 korrik 2024 | 00:30

Shkruan: Mustafë Xhemaili

Jack Smithi, kundër presidentit Donald Trump – dështoi!
U konstatua se emërimi i prokurorit special, Jack Smith, është antikushtetues.Trumpi u lirua nga të gjitha akuzat.

Në Kosovë të drejtat e njeriut, ligjore dhe kushtetutare, Smithi, i interpretoi sipas qejfit dhe kalkulimeve politike për të goditur UÇK-në dhe NATO-n për lirinë që ia sollën Kosovës dhe popullit të saj. Ky Smithi, u ndikua drejtpërdejt dhe plotësisht nga Serbia dhe Rusia, ndërsa në Amerikë po ky Smithi nuk mund të interpretojë sipas dëshirës as të drejtat e njeriut as ligjet dhe kushtetutën amerikane.

Jack Smithi, në bashkëpunim me prokurorinë e Serbisë dhe mbështetjen e Rusisë, kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka bërë shkelje të qëllimshme kundërligjore dhe kushtetutare:

– Jack Smithi në mënyrë të kundërligjshme dorëzoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, e cila s’ishte e konfirmuar.

– Njoftimi për aktaakuzën kundër Presientit Thaçi u lëshua në kundërshtim të plotë me Rregullin 88(1) të Rregullores së Gjykatës.

– Mandati maksimal i përkohshëm i kësaj Gjykate ishte caktuar për 5 vjet, vetëm nëse procedurat penale përfundonin më herët.

– Aktakuzat e para, kjo Gjykatë, i ka ngritur pas skadimit të mandatit 5-vjeçar.

– Punët e bëra të zyrës së Jack Smithit ishin vetëm të natyrës politike, aspak ligjore.

– Gjykata ishte krijuar me qëllimin e vetëm: hetimit dhe gjykimit të krimeve specifike të identifikuara në raportin e Dik Martit.

– Akuaza e Dik Martit, se UÇK, ka bërë trafikim organesh njerëzore është shfuqizuar – KA RËNË PËRTOKË!

– Gjykata për punën që ka bërë dhe po bënë, nuk ka as transparencë as llogaridhënie, as para themeluesit të saj Kuvendit të Kosovës, as para sponzorizuesve ndërkombëtarë!

Kuvendi i Republikës së Kosovës që e ka themeluar Gjykatën, nuk e kryen detyrën e tij:
– nuk debaton për shkeljet që bëhen në Gjykatë;
– nuk kërkon trasparencë nga Gjykata;
– nuk e përpilon një rezolutë me kërkesën që të pushoj punën Gjykata;
– nuk don dhe nuk ka guxim të kërkojë TË SHPËRBËHET, Gjykata e Hagës, sepse, pas RËNIES së akuzës së Dik Martit, ajo është shndërruar plotësisht në një gjykatë politike në duartë e Serbisë dhe Rusisë për të përndjekur e dënuar politikisht krerët dhe ish ushtarët e UÇK -së!

Dënimet drakoniane ndaj Sali Mustafës – Calit (22 vjetë burg!) dhe Pjetër Shalës – Ujkut (18 vjetë burg!), dhe dënimet e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, e vërtetojnë katërcipërisht qëllimin e keq dhe plotësisht të padrejtë të Gjykatës Speciale në Hagë, si dhe funksionimin e saj sa më gjatë që është e mundur, për të goditur sa më fort dhe rrënueshëm UÇK-në, lirinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës.

TË SHPËRBËHET GJYKATA SPECIALE NË HAGË!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kualifikuese e Champions League mes Egnatias dhe Borac Banja…