
Të shtëna armësh në Prishtinë
Të shtëna armësh ka pasur të martën në mesditë në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se menjëherë pasi ka marrë këtë informacion rreth orës 13:00, ka dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminim.
Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.