Të shtëna masive në Ohajo, 1 i vdekur e 24 të plagosur
02 qershor 2024
| 16:52
Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos.
Të shtënat ndodhën pak pas mesnatës qytetin e Akronit.
Askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së Akronit, shkruan BBC.
Oficerët e dërguar në vendngjarje pranë Kelly Street dhe 8th Avenue gjetën dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë, sipas raporteve të mediave lokale.