Të shtëna me armë në Arbëri të Prishtinës
24 nëntor 2019
| 20:50
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri në parkun e lagjes “Arbëria” në kryeqytet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha përmes telefonit për “Ksp”, se rreth orës 19:50 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Parkun e Ri të lagjes “Arbëria”.
“Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.