Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë
16 qershor 2024
| 08:56
Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes të plagosurve, duke përfshirë një 8-vjeçar, i cili u qëllua në kokë dhe është në gjendje kritike.
Ndërkohë, autori u vetëvra pas një ndjekjeje nga policia.
Në SHBA që nga e shtuna, janë regjistruar më shumë se 215 të shtëna masive deri më tani.
Një shkallë kaq e lartë e të shtënave masive në SHBA ka nxitur thirrjet në Kongres për ligjvënësit që të miratojnë masa më thelbësore për kontrollin e armëve.