Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

12 shkurt 2022 | 22:10

Si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur një person sonte në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku menjëherë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se një barazim…