Të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë
Kohë më parë është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë afër Menza e Studentëve.
Ende nuk dihen shkaqet e këtyre krismave, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thotë Flora Ahmeti nga Policia e rajonit të Prishtinës.
“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”.
Ndryshe, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.