
Të shtëna me armë në Suedi, raportohet për disa të vdekur
Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat me armë në qytetin Uppsala të Suedisë.
Sipas informacioneve paraprake, gjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 me kohën lokale, në sheshin Vaksala të qytetit.
Mediat lokale raportojnë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Forca të shumta të policisë, ambulanca dhe helikopterë kanë mbërritur në vendngjarje si dhe kanë nisur kërkimet për një person të dyshuar që është larguar nga vendngjarja me skuter elektronik.
Motivet e ngjarjes së rëndë dhe identitetet e personave të përfshirë nuk bëhen të ditura momentalisht.
Dëshmitarët që folën për radion publike të Suedisë, Sveriges Radio, thanë se dëgjuan të shtëna me armë pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.
Mediat lokale raportuan se disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se kishte njerëz të plagosur, megjithëse detajet për gjendjen e tyre nuk dihen ende.