Të shtëna me armë zjarri në afërsi të ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë
08 nëntor 2020
| 12:50
Në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë, të dielën ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për “lajmi.net”, se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga këto të shtëna, përderisa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se më 8.11.2020 ora 10:48 rr. Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, ka thënë Hoxha.
Theksojmë se në këtë rrugë gjendet edhe ndërtesa e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).