Të shtëna me armë zjarri në Berat, policia bllokon hyrje-daljet

02 janar 2025 | 18:13

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar për një incident që ka ndodhur në Berat, ku nga një automjet është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Siç bëhet me dije, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por që Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

“Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christopher Raia, zëvendës ndihmës drejtor i divizionit kundër terrorizmit të…