Të shtëna me armë zjarri në Istog
19 prill 2021
| 23:53
Të shtëna me armë zjarri pati sonte në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.
Për fat të mirë si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati asnjë person të lënduar.
I kontaktuar nga lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
“Rreth orës 22:30 minuta policia është informaur se në fshatin Gurrakoc të Istogut ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha ai.
Rugova gjithashtu tha se janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të kyçur në këtë rast.