Të shtëna me armë zjarri në Kanada, një i vdekur dhe disa të plagosur
08 janar 2020
| 16:56
Një person ka vdekur dhe tre të tjera janë plagosur pas disa të shtënave me armë që kanë ndodhur në një shtëpi në qytetin e Otavës në Kanada.
Siç ka konfirmuar policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, në afërsi të ndërtesës së Parlamentit të Kanadasë, shkruan “NBC”.
Kur policia kishte arritur në shtëpi kishte gjetur katër trupa të cilët kanë pasur plagë nga armët e zjarrit.
Njëri nga ta ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërkohë të tjerët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Nga policia është bërë thirrje që të shmangen lëvizjet në atë hapësirë derisa autori është në kërkim.