Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, lëndohen disa persona
Katër persona janë lënduar, dy prej tyre nga arma e zjarrit, pas gjuajtjes në fshatin Sibovc të Podujevës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se informatën për këtë rast e kanë marrë rreth orës 11:30.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, ka njoftuar policia.
Njoftimi i plotë i plotë i policisë:
Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.