
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – një i plagosur
Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Lajmin për “Klan Kosova”, e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, duke thënë se viktima tani ndodhet në spital duke u trajtuar.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Azem Bejta’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”.
“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”.