Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për dy persona të plagosur

27 mars 2023 | 21:46

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në rrugën “Qamil Hoxha” Prishtinë.

Sipas informacioneve disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet emergjente dhe se si pasojë e të shtënave ka edhe persona të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë…