Të shtëna në Kanada, pesë të vrarë nga një person i armatosur në një bllok banesor

19 dhjetor 2022 | 12:34

Pesë persona kanë vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një bllok banesash në Toronto të Kanadasë.

Një tjetër person i plagosur është dërguar në spital pasi është në gjendje të rëndë.

Autoritetet janë duke e hetuar motivin e sulmit, duke përfshirë një lidhje të mundshme në mes të personit të armatosur dhe viktimave.

Shefi i policisë së Yorkut, Jim MacSween, ka thënë se oficerët e pranishëm u ndeshën me një “skenë të tmerrshme”, me viktima të shumta të vdekura të gjetura në banesa të ndryshme të ndërtesës.

MacSween ka thënë se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun dhe policia e Yorkut, ka thënë se të evakuuarit mund të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë…