Të shtëna në një bazë amerikane në Britani
Policia britanike ka theksuar se e ka arrestuar një person pas “shqetësimit” në një bazë ajrore angleze, që shfrytëzohet nga Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara.
Policia në qytetin Sufolk, ka njoftuar se personeli amerikan kishte shtënë gjatë një incidenti të sotëm në bazën ajrore para se personi të arrestohej. Ky person ka pësuar prerje dhe goditje, para se të merrej në arrest.
Policia tha se askush tjetër nuk ka pësuar lëndim në këtë incident. Nuk është menjëherë e qartë se çfarë natyre kishte ky incident. Mediet britanike kanë raportuar se personi i arrestuar ishte i dyshuar se ishte përpjekur të depërtonte brenda bazës.
Një zëdhënëse e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropën, ka theksuar se mbyllja e imponuar në këtë bazë është tërhequr. Për të gjitha pyetjet e tjera ajo ka rekomanduar që të bëhen në policinë e Sufolkut. Baza Meldenhall është 130 kilometra në veri të Londrës.