Të shtëna në një shkollë në Brazil, pesë nxënës të vdekur
13 mars 2019
| 15:55
Të paktën pesë nxënës janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në Sao Paolo në Brazil, raporton “BBC”.
Dy adoleshentë të armatosur dhe të maskuar e kanë kryer sulmin, ka bërë me dije policia.
Guvernatori i shtetit të Sao Paolos, Joao Doria, në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se viktimat ishin “vrarë mizorisht”.
“Kur erdha në shkollë ishte një ngjarje kaotike, mësues, punëtorë, të gjithë po vraponin”, ka thënë Juliano Simoes de Santana, i cili jeton pranë shkollës, për gazetën “Folha de S.Paulo” (në portugalisht).