Të shtëna në një xhami në Francë gjatë kohës kur po falej Kurban Bajrami, personi i armatosur në arrati
16 qershor 2024
| 18:08
Personi i armatosur që plagosi një besimtar mysliman sot derisa po falej Kurabn Bajrami në xhaminë në Choisy-le-Roi të Francës është ende në arrati.
Një burim për “The Mirror” ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Të shtënat ndodhën rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa burri ishte duke festuar Kurban Bajramin. Dy të shtëna u qëlluan në drejtim të xhamisë dhe viktima u godit në këmbë. Jeta e tij nuk është në rrezik”, tha burimi për Mirror, transmeton Klankosova.tv
Lidhur me rastin është hapur hetim nga prokurorët për “vrasje në tentativë”.
Derisa, personi i armatosur është në kërkim.