Të shtëna në selinë e CIA-s, agjentët e FBI-së hapën zjarri mbi sulmuesin
Në selinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ndryshe e njohur si CIA në Virginia, të paktën një agjent i FBI-së ka hapur zjarr ndaj një sulmuesi të armatosur që ishte shfaqur para platosë së hyrjes kryesore në ndërtesën e agjencisë.
Siç raporton AP, në kumtesën e FBI-së thuhet se i dyshuari rreth orës 18 ka dalë nga vetura e tij i armatosur – ku si rezultat i kësaj agjentët e FBI-së kanë hapur zjarr duke e plagosur.
Sulmuesi që deri më tani nuk është identifikuar, pas plagosjes është dërguar në spitalin më të afërt për tretman. E deri më tani nuk ka ndonjë informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“Po analizojmë këtë incident dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të dalim me konstatime konkrete”, thuhet ndër tjera në kumtesën e FBI-së.
Në postimin e bërë në Twitter, thuhet se agjentët e FBI-së kishin qëlluar në drejtim të shoferit.
“FBI po heton të shtënat në të cilat ishin të përfshirë agjentët. Personi i përfshirë në incident ishte shfaqur me një veturë para selisë së CIA-s. Sikur kjo të mos mjaftonte, kishte dalë nga vetura për ta ngritur rampën dhe kur iu afruan zyrtarët – ai nxori revolen dhe filloi të konfrontohet me ta”, thuhet ndër tjera.
NBC raporton se pjesëtarët e CIA-s ishin munduar të bisedojnë me sulmuesin por ai kishte refuzuar të largohet nga kompleksi, ku si rezultat ata tentuan ta largojnë fizikisht. Por ai nxori revolen duke pretenduar se me vete kishte edhe lëndë shpërthyese.