Të shtëna në veri, policia jep detaje

23 maj 2022 | 16:50

Policia e Kosovës ka asistuar të hënëm një aksion të doganës, i cili është realizuar në fshatin Rudinë të Zveçanit.

Gjatë këtij aksioni ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Rasti është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ai.

Hoti ka theksuar se ajo zonë është malore dhe se nuk e dinë nëse cak kanë qenë zyrtarët policorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin…