Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, shpallen në kërkim dy persona

02 shkurt 2025 | 17:34

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur një natë më parë në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se janë shpallur në kërkim një 22 dhe një 27-vjeçar, raporton Euronews.al.

“Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një video-konferencë që u mbajt me 250 të rinj…