Të shtënave masive në Rusi, digjet salla e koncerteve në Moskë
Persona të armatosur hapin zjarr në sallën e koncerteve në Moskë, ndërsa raportohet për shpërthime dhe zjarre të mëdha.
Disa persona të armatosur të maskuar dhe me veshje luftarake hynë në një sallë të madhe koncertesh në Moskë dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të turmës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën “Crocus City”.
Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqnin shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngriheshin mbi ndërtesë.
Raportohet se pesë persona të armatosur po kryejnë sulmin në Moskë.
Theksojmë se ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus.
Ndryshe, autoritetet ruse tashmë kanë arritur në vendngjarje së bashku me njësitin anti-terror.
⚡️⚡️ The roof began to collapse in the Crocus City Hall. There are people in the building. pic.twitter.com/ILDXuy6SCh
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024