Të shtunën bëhet rivarrimi i heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
21 nëntor 2019
| 03:55
Me rastin e rivarrimit të heronjve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani nën patronatin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, më 23 nëntor, mbahen këto aktivitete:
Në orën 10:00 deri në orën 11:30 homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në orën 12:00 mbahet akademia përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në orën 13:00 nisja e kortezhit nga Teatri dhe rivarrimi në varrezat e heronjve në Velani – Prishtinë, afër Adem Demaçit.