Të shtunën fillon stinori pranveror në Ligë e Parë
Në këtë fundjavë do të nis stinori pranveror me ndeshjet e xhiros së dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve.
Të shtunën në program janë tri ndeshje, ku Vushtrria e pret Kerasan Prishtinën me fillim nga ora 12:00, kurse në ora 17:00 United Basket është nikoqire e Vëllaznimit dhe në ora 19:00 Don Bosko është mysafire e Dritës në Gjilan. Të dielën në program janë dy ndeshje, në ora 14:00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, Istogu e pret Penzën, kurse në të njëjtin orar Feronikeli është mysafir i Prishtinës së Re.
Duhet theksuar se Feronikeli e ka përmbyllur stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Meshkujve pa asnjë humbje, ku nga 9 ndeshje ka po aq fitore, derisa Vëllaznimi është në pozitën e dytë me 8 fitore e 1 humbje, e treta është Istogu me 6 fitore e 3 humbje dhe në pozitën e katërt aktualisht është Don Bosko me 6 fitore e 3 humbje.
Renditjen e plotë tabelore mund ta gjeni këtu: http://www.basketbolli.com/sq/league/liga-e-pare-e-meshkujve