Të shtunën fillon stinori pranveror në Superligë

31 janar 2025 | 14:15

Me dy ndeshje që zhvillohen të shtunën, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në program është xhiroja e 15-të, ndërsa shpresohet në ndeshje interesante e me rivalitet.

Nga ora 19:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen Trepça e Vushtrria. Ndërkohë prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë është derbi i xhiros mes Besa Famgasit e Rahovecit. Të dielën nga ora 16:00 është takimi Llapi-Prishtina, ndërsa ndeshja Vjosa-Kastrioti është shtyrë. Stinorin pranveror nga pozita e parë e nisë Rahoveci. “Vreshtarët” i kanë fituar të gjitha 14 ndeshjet e vjeshtës dhe mbajnë vendin e parë me 28 pikë. Nga 22 pikë në pozitat dy e tre i kanë Besa Famgas e Kastrioti.

Prishtina renditet e katërta me 16 pikë e Vushtrria e pesta me tetë pikë. Nga tetë pikë i kanë edhe Vjosa e Llapi në pozitat gjashtë e shtatë. Trepça është e fundit, ndërsa pikët e para i kërkon në xhiron e parë të pranverës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije…