Të shtunën kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza takon strukturat e PDK-së në Bavari dhe Thüringen

07 nëntor 2024 | 15:47

Me datë 9 nëntor duke filluar nga ora 14:30 në Isartorplatz 8, München, kandidati për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza do të takohet me strukturat e partisë në këtë Republikë të Gjermanisë. Kështu ka bërë të dituar Isak Neziri, i cili njëherit do të jetë kandidat i PDK-së për deputetë. Neziri ka ftuar simpatizantët e PDK-së, që t’i bashkohen tubimit madhështor në mbështetje të Bedri Hamzës dhe në të mirë të Kosovës.
Të dashur bashkatdhetarë
Ju ftoj të merrni pjesë në takimin e organizuar nga strukturat tona në Bavari dhe Thüringen me kandidatin për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza. Takimi do të mbahet më 9 nëntor, në Isartorplatz 8, München, duke filluar nga ora 14:30. Ejani dhe bashkohuni në këtë ngjarje/ tubim madhështore për Kosovën dhe te ardhmen ton.
Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë!
MaMirë
Me respekt, Isak Neziri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje ka ndodhur sot në Gjilan. Policia njofton se…