Të shtunën luhen ndeshjet e ‘play-off’-it në hendboll

29 prill 2022 | 16:12

Të shtunën do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Ndeshjet përcaktuese, përkatësisht të “play-off”-it do të zhvillohen në Istog.

Prej orës 13:00 është ndeshja e “play-off”-it te hendbollistet. Takohen Samadrexha dhe KEK-u. Samadrexha përfundoi e nënta në Superligën e hendbollisteve dhe për të mbetur në elitë duhet ta fitoi ndeshjen e plejautit. Nga elita janë larguar Ulpiana, Vjosa e Drita.

Ndërkohë KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë dhe duhet ta fitoi ndeshjen e play-off-it për të kaluar në Superligë.

Nga ora 15:00 është ndeshja e “play-off”-it te hendbollistët. Takohen Drenica e Samadrexha. Drenica ishte e parafundit në elitë, përkatësisht në Superligën B. Prej elitës është larguar Zhegra. Ndërkohë Samadrexha ishte e dyta në Ligën e Parë. Nga Liga e Parë në elitë ka kaluar Vushtrria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka dështuar të vazhdojë tutje në…