Të shtunën mbahet akademi letrare për prof. dr. Muhamed Kërveshin
10 tetor 2018
| 10:58
Të shtunën, në orën 12:00, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Pejës organizojnë akademi letrare për poetin, kritikun, shkencëtarin e pedagogun prof. dr. Muhamed Kërveshi, në sallën e Kuvendit komunal të Pejës.
Për prof. Kërveshin dhe veprimtarinë e tij letrare, shkencore e pedagogjike do të flasin kolegë e studiues, kurse, pos deklamimeve të vargjeve të tij, do të ketë edhe pika muzikore-artistike.
Shkrimtari, studiuesi e pedagogu Kërveshi është ndër emrat më të shquar të letërsisë shqiptare.
Akademia mbahet në përkujdesje të kryetarit të komunës së Pejës,Gazmend Muahxheri.
/Epoka e re/