Të shtunën mbahet turneu i karates “Haki Ibërdemaj”
01 maj 2019
| 12:07
Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se të shtunën do te mbahet turneu memorial ndërkombëtar “Haki Ibërdemaj”.
Kjo garë është zyrtare dhe organizon FKK-së, kurse organizator teknik është klubi i Karatesë “Ippon” nga Peja. Përveç klubeve nga Kosova pritet të marrin pjesë edhe klubet nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Turne do te mbahet në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, duke filluar nga ora 10:00. Kjo garë do te zhvillohet në disiplinën e katave dhe kumite për grupmoshat 7-17 vjeç dhe seniorët (mbi 18-vjeç).
/Epoka e re/