Të shtunën mbahet turneu për nder të legjendës Fadil Vokrri
Nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të shtunën, më 23 korrik, do të mbahet turneu kushtuar legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij.
Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e Përfaqësueses së Kosovës, veteranët e Kombëtares së Shqipërisë, veteranët e KF Llapit dhe veteranët e FC Prishtina. Në ndeshjen e parë të turneut do të takohen Llapi-Prishtina në orën 17:30, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja Kosovë – Shqipëri.
Ky turne do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Të ftuar do të jenë familjarët e legjendës dhe ish-bashkëlojtarët, si Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Skënder Shëngyli, Esat Mehmeti, Rafet Prekazi etj. Po ashtu, të ftuar janë edhe drejtues të institucioneve të nivelit lokal të Podujevës dhe të Prishtinës si dhe atyre të nivelit qendror.
FFK, po ashtu, u bënë ftesë publike të gjithë dashamirëve të futbollit që të jenë të pranishëm në këtë turnir, që në mënyrë sa më madhështore të nderohet vepra dhe karriera e legjendës.