Të shtunën në Klinë bëhet zbulimi i lapidarit të heronjve Prënademi
11 qershor 2024
| 23:17
Të shtunën, më 15 qershor, në Dollc të Klinës do të bëhet përurimi i lapidarit të dëshmorëve të familjes Prënademi.
Përgjatë luftës, familja Prënademi ia fali atdheut 4 pjesëtarë: Prend Nduen, Palush Nduen, Preëk Zefin dhe Nikë Gjonin.
Ceremonia e përurimit është njoftuar të nisë në ora 11:00, teksa përgjatë saj do të nderohet sakrifica dhe heroizmi i luftëtarëve.
Ceremoninë në fjalë e ka organizuar vet familja Prënademi, me moton “Amanetin mos e harroni – Shqipërinë ta Ribashkoni – Dëshmorët e Kombit – Lavdi!”.
Në këtë ceremoni të rëndësishme, familja ka ftuar të gjithë miqtë, familjarët, bashkëfshatarët dhe më gjerë.