Të shtunën pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re

23 prill 2020 | 19:44

Zhvillimet politike në vendin tonë po marrin hov dhe kahje brenda ditës, duke bërë të ditur se janë pajtuar edhe për ditën e mbajtjes së seancës për ta votuar kabinetin qeveritar të kryesuar nga Avdullah Hoti.

Mësohet për një dakordim të plotë, se nesër subjektet politike në krye me LDK-në, do të takohen dhe do të vendoset përfundimisht për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re, ditën e shtunë.

Qysh pas mocionit të mosmbesimit nga LDK, e me përkrahjen edhe të partive të tjera opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti, tashmë një koalicion i ri pritet ta udhëheq vendin, që pritet të drejtohet pikërisht nga ish-zëvëndëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Veronas, Mattia Zaccagni është shëruar nga koronavirusi. Klubi…