Të shtunën shënohet 19-vjetori i rënies së Milazim Mavraj – “Çeçeni”

26 prill 2018 | 13:26

Në kuadër të manifestimit Ditët e Shqipes, më 28 prill (e shtunë) do të përkujtohet rënia e dëshmorit të kombit, luftëtarit të UÇK-së, Milazim Mavraj i njohur me nofkën “Çeçeni”, i cili ka rënë heroikisht në vendin e quajtur “Rrasat e Koshares”.

Homazhet do të fillojnë nga ora 12:00 pranë shtatores së dëshmorit Mavraj, në qytetin e Burimit.

Po të njëjtën ditë, nga ora 13:00 në nderim të dëshmorit Mavraj do të organizohet një turnir i vogël në futboll në sallën “Besi”.

Milazim Mavraj që në rinin e hershme të tij duke mos u pajtuar me regjimin dhe padrejtësitë e kohës nga vasalët e Millovishiqit, u bë “therë në sy” për regjimin serb. Kështu që, nga presionet e shumta të regjimit serb, ai u detyrua ta lëshojë vendlindjen dhe të merr rrugën e mërgimit.

Mirëpo, me të thirrur atdheu për “dalës zot”, Milazim Mavraj lë Gjermaninë, familjen e ngushtë – bashkëshorten dhe fëmijët, dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke dhënë frymën e fundit në mbrojte të atdheut.

E pos trupit dhe shpirtit të tij, ai solli në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të gjitha kapitalin e tij që e kishte akumuluar ndër vite duke punuar në Gjermani, për të i dhënë mbështetje luftës çlirimtare, UÇK-së.

Image may contain: Besnik Mavraj, text

 

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tryezën për Infrastrukturën e cila është organizuar nën kujdesin…