Të shtunën shumë nxehtë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 36 gradë Celsius
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Përkundër parashikimeve për uljen e temperaturave ato vazhdojnë të mbesin shumë të larta, prandaj i nxehti me origjinë nga Afrika Veriore po “reziston” shumë më shumë se që ishte parashikuar më parë.
Temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, ndërsa vazhdon zagushia ekstreme dhe gati e padurueshme.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, por zhvillimet ende mbesin të izoluara dhe jo përmasave të mëdha siç ishin parashikuar më parë, megjithatë mund të ndodhë krijimi i ndonjë shtrëngate të fortë lokale orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe si pasojë freski e shumëpritur.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite priten zhvillime të fuqishme në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe lindje, veri dhe juglindje të Shqipërisë. Shtrëngata të forta mund të zhvillohen sidomos në Maqedoninë Veriore.
I nxehti i fortë veror dhe zagushia vazhdojnë edhe të dielën ndërsa rrebeshet parashihen të izoluara dhe atë në viset kodrinore-malore kryesisht.
Nga e hëna ulje të lehta të temperaturave.
Pasdite në Kosovë, veri të Malit të Zi, Maqedoninë Veriore dhe disa vise kontinentale të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.