Të shtunën testohet alarmi në Prishtinë

24 prill 2025 | 15:44

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të testohet alarmi publik në kryeqytet.

Ky alarm do të testohet në ora 12:05 dhe komuna ka paralajmëruar se do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Ky është vetëm një test rutinë me qëllim që të verifikohet funksionaliteti dhe efektiviteti i sistemit në rast emergjence”, ka njoftuar  Komuna e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) bëhen 35 vjet nga vdekja e heroit…