Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në Prishtinë
02 qershor 2022
| 16:53
Komuna e Prishtinës të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.
Sipas njoftimit të kësaj komune, testimi do të bëhet në ora 12:05 dhe tingulli do të jetë i njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda” ka njoftuar Komuna e Prishtinës.