Te Sivasspori e konfirmojnë, Rey Manaj ka shtatë oferta në tavolinë

14 korrik 2024 | 16:15

E ardhmja e Rey Manajt vazhdon që të jetë akoma në ‘ajër’. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbylli një sezon fantastik me Sivasspor në Turqi. Gjithashtu, edhe pse nuk shënoi në Europian, Manaj u paraqit mjaft mirë.

Forma e tij fantastike ka bërë që shumë ekipeve nga Europa, por edhe përtej kontinetit të futen në garë për të siguruar shërbimet e lushnjarit. Është vetë zëdhënësi për shtyp i Sivasspor që ka zbuluar ofertat për 27 vjeçarin.

“Rey Manaj u paraqit mirë në Kampionatin Europian. Nëse shifrat për Rey Manajn nuk do të arrijnë nivelin që kërkojmë ne, lojtari nuk do të largohet. Ka 7 klube të interesuara nga Franca, Rusia, Arabia Saudite dhe Dubai. Negociatat tona vazhdojnë. Ne mendojmë që të arrijmë një rezultat sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur zëdhënësi për shtyp i klubit turk, Gokhan Karagol.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetura ka goditur për vdekje një këmbësor në Dibër. Policia…