TË STREHUARIT NË MALE
13 nëntor 2020
| 10:38
HAJDIN ABAZI
TË STREHUARIT NË MALE
Këtu gjithçka është mungesë
edhe uji.
Ajri kristalshmëri e ndotur
helmesh e tymrash të granatave.
Lukthi duke bluar kujtimin e shujtave
kthehet në një mi brejtës.
Absolute këtu është
vetëm pasiguria.
Për t’i shpëtuar të ftohtit të tmerrit
ndezin zjarre shprese.
(1999)
(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë. Në ditët në vijim, duke nisur nga e sotmja, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)