TE THEMELET E SHTËPISË HEROINË
Me prof. Ramë Vataj, me vëllanë e heroit të kombit Fadil Vata
Nga: Ismet Sylejmani
Në Divjakën legjendare të shtëpia heroike e popullit shqiptar.
Në foto me prof. Dr. Ramë Vataj, vëllanë e patriotit e atdhetarit të madh, ish të burgosurit politik, Anëtarit të Komitetit Drejtues të LPRK-së, Sekretarit Politik të Sekretariatit të Komitetit, Heroit të Kombit, të pavdekshmit Fadil Vata!
Afër pllakës te shtëpia heroinë e popullit shqiptar!
Në këtë shtëpi më 23 prill 1989, është zhvilluar njëra prej ngjarjeve më të mëdha lëvizjes politiko-patriotike, ilegale atdhetare në Kosovë e Vise.
Për dy ditë në këtë shtëpi heroinë, ka zhvilluar punimet Konferenca e Parë e OMLK-LPRK, e cila është futur në histori si ngjarja më madhore e organizimit politik ilegal, luftarak e çlirimtarë.
Dhe në prill të 1989-s ka ngjarë, ngjarja madhore e kombit, aty është nisur përfundimisht organizimi më i mirëfilltë politiko-patriotik ilegal, që pas çdo goditje që ka pësuar nga armiku, kurrë nuk është shuar dhe kurrë nuk është zhdukur, por ka ecur vertikalisht i qëlluar por kurrë i vrarë dhe gjithmonë ka dalë fitimtarë, dhe me suksese të mëdha për të ardhmen e kombit!
Dy ditë më vonë të vitit që pasoi, pra më 25 prill të vitit 1990, pushon së rrahuri zemra e njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të gjeneratës së re, njërit prej pjesëmarrësve e drejtuesve të Konferencës së Parë, vëllait të profesor Ramë Vataj, të pavdekshmit Fadil Vata!
Më 25 Prill 1990, mbyllë sytë përgjithmonë Sekretari Politik i Organizatës Fadil Vata, ndahet nga jeta shoku e bashkëluftëtari i Sekretarit Organizativ të LPRK-së, Heroit të Kombit, të pavdekshmit Afrim Zhitia!
Muaji prill i famshëm dhe tragjik për Heroin e Kombit Fadil Vata dhe për familjen e lavdishme Vata!
Në këtë muaj, pjesëtari i familjes Vata, biri besnik i popullit dhe Atdheut, mbulohet me aureolen e udhëheqësit të organizatës më të madhe klandestine në Kosovë e Vise!
Po në këtë muaj, ky bir besnik i popullit, i dërmuar nga torturat e gjakpirësve e xhelatëve titist, nuk e përballon jetën që ishte e rëndë dhe e padurueshme edhe për popullin shqiptar!
Ishte në nderin tim të bënim një foto afër shtëpisë historike dhe afër pllakës në nderim të asaj ngjarje të madhe historike, me njërin prej shqiptarëve besnik ndaj interesave të Atdheut, më Prof. Dr. Ramë Vataj, vëllanë e udhëheqësit politik e kombëtar të Lëvizjes Popullore të Kosovës Fadil Vata!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Fadil Vata!
Shëndet e suksese vëllait të Heroit, të nderuarit Prof. Dr. Ramë Vataj!
Prishtinë, më 25 prill 2019!