Te ura, te ura, shëtitni o të pa burra!
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
A mund të bëhen udbashët patriotë: Pas përfundimit të luftës në Kosovë, para se të hynin në bisedime me Serbinë, shqiptarët është dashur t’i sqarojnë punët midis tyre për të kaluarën jo shumë të largët. Kjo çështje, në radhë të parë iu ka takuar të burgosurve politikë, si komuniteti më i terrorizuar nga regjimi jugosllav dhe serbian. Mirëpo, si “pasardhës” të Nënës Terezë ua falëm këtë dhunuesve tanë që flisnin shqip, në emër të një uniteti të përkohshëm dhe ndërtimit të shtetit.
Unitet, me kënd ?! Me udbashë, prokurorë dhe gjykatës të Danica Marinkoviqit, politikanë që qençe i shërbyen Jugosllavisë, bijë dhe bija të kësaj race bastarde tashmë të metastazuar në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare, në veçanti në poste të vendimmarrjes politike dhe aty ku ishte fuqia ekonomike. Në vend që t’ua prenim biletën për Serbi, te gjaku i tyre politik dhe kombëtar, përmes tyre e përligjëm Serbinë në Kosovë duke e bërë faktor të pashmangshëm për të ardhmen e Kosovës. Udbashët e deridjeshëm kidnapuan doktorin e UÇK – së, Hafir Shalën, të burgosurin politikë, Xhavit Hazirin, mbytën nën torturë Besnik Rastelicën, Rexhep Bislimin dhe shumë patriotë tjerë. Me kalimin e kohës, me fajin tonë ekskluziv, të burgosurit politikë u margjinalizuan kurse dhunuesit dhe torturuesit e tyre vetëm sa u fuqizuan. Sidomos në qeverinë Kurti 2 ku janë bërë shumicë absolute në vendimmarrje dhe shkatërrim të shtetit. Nëse e analizoni qeverinë Kurti 2, aty nuk do të gjeni patriotizëm, as si mbetje mortore e lëre më diçka të dukshme apo të prekshme! Duket se edhe Albin Kurti është liruar nga barra e të qenit patriotë, nëse i referohemi bashkëpunëtorëve të ngushtë e që lirisht mund të konsiderohen si ajka e antikombëtarizmit dhe mendja e shpirti i të kaluarës jugosllave dhe serbe. Sidomos në luftën që e bëjnë kundër UÇK-së, të të burgosurve politikë, veteranëve të UÇK-së dhe drejtuesve kryesorë ushtarakë dhe politikë që po mbahen si pengje të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë. Patriotizmi i qeverisë Kurti 2 ka mendësi dhe përmbajtje antikombëtare, edhe ata që, ekskluzivisht për vota dhe poste kanë trashëguar një të kaluar të lavdishme kombëtare, me veprimet e tyre e kanë turpëruar skajshmërisht atë trashëgimi duke u shndërruar në vrasës të parardhësve të tyre të lavdishëm që krijuan vepra dhe që këta pameritueshëm i trashëguan! Çfarë turpi dhe poshtërsie! Në “TV Dukagjini”, përkatësisht në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin kemi hyrë në javën e tretë të rrëfimeve të llahtarshme të të mbijetuarve të torturës nga udbashët, prokurorët dhe gjykatësit shqipfolës, në shërbim të Jugosllavisë dhe të Serbisë dhe, deri më sot nuk kemi asnjë reagim institucional, as nga Albin Kurti, Kaçketa e Sfilatistja e Dështuar, si patriotë të vetdeklaruar në kohën kur nuk kanë lënë pa u deklaruar edhe për gjëra më banale.
Sot, dhunuesit e atyre që janë rrëfyer dhe do të rrëfehen, lirisht jetojnë dhe mrizojnë në Kosovë duke u ndjerë më rehat dhe më krenarë se pasardhësit e Adem dhe Hamëz Jasharit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, Ilaz Kodra dhe Remzi Ademaj si dhe të shumë heronjve dhe martirëve të Kombit. Këta keqbërës sot i gjeni në zyrën e KM, në Ministrinë e Xhelalit, në Ministrinë e Lenka Çukos dhe, pa asnjë dyshim, gjithkund dhe gjithkah ku punohet kundër intereseve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Shihni mediat, shihni tenderat, shiheni Hajnrullahun e Prizrenit, ua ndanë paratë familjarëve, vetes, partisë dhe hajdutëve të benzinës ndonëse nuk kishin fare vetura. Shiheni Dil- malin, djalë i bukur, simpatik dhe frenetik. Si e shanë Agim Aliun për një nënkalim madhështor, të denjë edhe për metropolet evropiane kurse, duket të padenjë për një të munguar në kohën kur Zoti ka pajisur krijesat e veta me mend.!! Megjithatë, mirë jemi me një numër aq të madh të injorantëve dhe fukarenjve të substancës trurore. Thënë të vërtetën, vetëm te Albini kam pasur besim se do të bëjë ndryshim. Dhe, e bëri…… Albini nga shumë individë po akuzohet se është rekrutuar nga Serbia dhe se po i zbaton politikat e Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Prijatar i këtyre dyshimeve është Ramush Haradinaj që ishte edhe KM i Kosovës.
Përkundër qëndrimit kritik për mos – punën e Albin Kurtit, do të ishte krejtësisht patologjike të besoj se Albini është tradhtar. Thjesht, nuk ma kapë truri sepse nuk dëshiroj të jetë kështu. As në imagjinatën më të paimagjinueshme. Unë kam dyshime të mëdha në këtë drejtim për Besnik Gjylekarin dhe Limoza Kularin – Gadafi. Këtyre nuk iu kam besën për asgjë përveç mercenarizmit.
Grekja që e flet shqipen më mirë se Arbërie Nagavci: Dejona është femma fatale e LVV -së dhe xhoker i antikombëtarëve. Është Laddy Makbeth apo Vejusha e Zezë në Shqipëri dhe Kosovë. I ka pickuar trutharët e LVV-së duke ua injektuar injorancën që me aq liri dhe krenari e shpërfaqin në paraqitjet publike. Po një gjë nuk mund t’i mohohet, shqipen e flet më mirë dhe më rrjedhshëm se Arbëre Nagavci, mendermethënë, ministre e Arsimit https://gazetametro.net/category/lajme/ qeverinë Kurti 2. Sa poshtë kemi rënë.
A do të hapet ura e Agimit dhe e Milladinit: Ura mbi lumin Ibër që e ndanë Mitrovicën në dysh, të Veriut ( Milladin Popoviq ) dhe të Jugut ( Agim Tartufi – Matufi ) u mbyllë në Rambuje nga francezët. Këta që tërë kohën punuan dhe mbase edhe sot punojnë për Serbinë fajin për këtë ndarje ua lanë UÇK – së dhe komandantëve të saj. Merreni me mend, UÇK dhe komandantët e saj qenka dashur të luftojnë me KFOR- in në qershor të vitit 1999. Deri sa u zgjodhë në krye të Mitrovicës intelektuali i shquar shqiptar, politikani i përmasave botërore dhe strategu që edhe Napoleonin e shkel për këtë, Agim Bahtiri, nuk kishte përpjekje serioze për hapje të urës. Me fjalime të zjarrta, elokuente dhe magjepëse, Agim Tartufi ( peçurka më e kushtueshme në botë ), ia hapi rrugën alter egos politike dhe kombëtare të tij ( KM Kurti ), që përfundimisht ta hapë urën. Një herë të vjen vera, kah dera. Albini është i vendosur ta hapë urën…. nëse e lënë. Për kasnec apo telall të këtij lajmi e zgjodhi Komandant Mefin që ka një zë kumbues sikur Bilalli kur e thërriste ezanin në kohën e Profetit Muhamet. Thonë se historia në të shumtën e rasteve përsëritet si farsë, në rastin tonë kemi përsëritje origjinale kur kanë sulmuar fizikisht dhe gojarisht Bilallin dhe Profetin Muhamet për shkak të bindjeve që i shpërndanin te të paudhët. Edhe sot po sulmohen kasneci Mefi dhe profeti i LVV – së, Albin Kurti shkaku i bindjeve se janë në të drejtën e tyre që ta hapin urën mbi lumin Ibër.
Nga aspekti logjik dhe të së drejtës plotësisht kanë të drejtë dhe duhet të përkrahen nga të gjithë, sidomos nga të paudhët e që është opozita sipas LVV -së. Të paudhë konsiderohen edhe gazetarët dhe individët që nuk janë në dashuri me Albinin dhe… Dejonën. Të paudhët janë edhe këta burokratët e BE -së, imperialistët amerikanë dhe revizionistët shqiptarë, me Edi Ramën në krye. Albini po hecë në maje të gishtërinjve mbi urën, si të ishte balerin i Bolshoje Teatrit, si Robert Nurejevi. Për të mos rënë në ndonjë m..inë, si pararojë po i dërgon komandantët e shquar të UÇK – së, komandant Morrin dhe komandant Pleshtin, Cenin dhe Xhelën, të njohur për luftën e lavdishme, deri në zbythje taktike, në luftën e fundit. Opozita apo, të paudhët sipas LVV, nuk kanë asnjë qëndrim, qoftë personal, qoftë opozitar.
Duan të hapet ura me lejen e miqve ndërkombëtarë kur pikërisht këta miq e krijuan këtë situatë. Opozita mendon që ndërkombëtarët mund dhe duhet të përdoren si trup votues dhe për rrëzim të Albin Kurtit e që sipas meje nuk ndodhë, as e para e as e dyta. Opozita është krejtësisht impotente, pa qëllim dhe pa veprim. Nuk shtrohet fare dilema nëse ura duhet të hapet, ajo duhet të hapet. Problemi që unë e shoh të pakapërcyeshëm është se nuk ka kush ta mbrojë hapjen e urës, dezertorët Sfeqla dhe Durmishi nuk e bëjnë dot, komandant Mefi, përkundër përmasave gjigante anatomike, për lirinë e Kosovës nuk e ka shkrepë as edhe një pordhë të vetme për ta bërë një vetflijim mbi këtë urë. Më parë ka të ngjarë që urën mbi lumin Ibër ta hapë Milladini., se Albini. Po thonë se Albini urën po e përdorë për vota, para zgjedhjeve. Ani çka, le ta hapë, le ta mbrojë dhe le të fitojë vota por, mos të luaj k..e me urën e pastaj të kërkojë ndihmë dhe mbrojtje nga KFOR-i. Është e qartë se ” manekinët e urës së Ibrit “, nëse vjen puna pisk, jo që nuk do ta mbrojnë urën mbi lumin Ibër por as Kryeveprën e Tyre Arkitektonike, Urën e Staradranit për të cilën kanë shpenzuar shumë para dhe kanë derdhur shumë djersë. Këta nuk kanë se derdhin gjak për mbrojtje të urës, nuk kanë derdhur gjak as për Kosovën, madje nuk kanë derdhur gjak as në Institutin për Transfuzion të Gjakut shkaku se nga Kosova vetëm kanë marrë dhe përfituar, pa i dhënë asgjë! Prandaj, nuk keni çka të kërkoni te ura, o të pa burra!