Të vaksinuarit me Pfizer mund të dhurojnë gjak pas 2 dite, me AstraZenaca pas 4 jave
Të gjithë personat që e marrin vaksinën Pfizer kanë të drejtë të dhurojnë gjak dy ditë pas vaksinimit, por këtë të drejtë nuk e kanë ata që janë të vaksinuar me AstraZeneca.
Bukurije Zhubi, drejtorësh në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se të vaksinuar me AsteraZenecë mund të dhurojnë gjak veç pas 4 jave të vaksinimit.
Ajo më tej ka shtuar se edhe ata që janë shëruar nga virusi, dy javë pas mund të jenë dhurues të gjakut.
“Të gjithë ata që janë vaksinuar mund të dhurojnë gjak, dy ditë pas vaksinimit kur vaksinohen me vaksinën Pfizer ndërsa me vaksinat tjera si AstraZeneca e të tjera duhet të shtyhet vaksinimi për katër javë, d.m.th Moderna edhe Pfizer dy ditë, AstraZenaca dhe të tjera shtyhet dhurimi katër javë prej momentit kur keni marrë vaksinën. Pas kalimit të kësaj periudhe të gjithë qytetarët mund që lirisht të dhurojnë gjak. Edhe të gjithë ata që janë shëruar edhe pas dy jave nuk kanë simptoma mund të vijnë të dhurojnë gjak”, është shprehur ajo.
Zhubi ka thënë se të vaksinuarve u lejohet që të dhurojnë edhe plazmën e gjakut, që shërben si masë shëruese për të sëmurët me COVID.
“Të vaksinuarve iu lejohet që të dhurojnë plazmën e gjakut, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar Covidin dhe kanë marrë vaksinën ata mund të dhurojnë vetëm si dhurues i zakonshëm i gjakut e jo dhurues i plazmës sepse kushti për të dhuruara plazmë është të ketë kaluar sëmundjen dhe të jetë i shëruar”, ka thënë ajp.
Zhubi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën në kohën kur numri i të infektuarve ka shënuar shifra rekorde.
Sipas saj, dyert e Qendrës janë të hapura për të gjithë ata që e kaluar sëmundjen dhe janë shëruar nga Covidi të dhurojnë gjak, raporton EO.
“Në periudhë kur ka qenë piku i valës së kaluar të Covidit kemi pasur një fluks të madh të qytetarëve të cilët e kanë kaluar Covid dhe të cilët kanë ardhur dha janë ofruar për të dhuruar gjak për pacientët. Përsëri ndodhemi në këtë valë që ka ngritje të dukshme të pacientëve të sëmurëve me Covid, kështu që presim që në ditët e radhës të kemi më tepër dhurues të cilët do të vijnë edhe do të dhurojnë plazmë kështu që mesazhi im për të gjithë qytetarë e Kosovës është që dhurojmë plazmë që të zbusim dhimbjet e pacientëve të cilët janë me Covid përshaka se numri i tyre dukshëm është rritur. Format e rënda të sëmundjes janë prezentë dhe ato ndonjëherë kanë nevojë për trajtim shtesë siç është terapia me plazmën covalescente. Dyert janë të hapura për të gjithë ata që kanë mundësi të cilët e kaluar sëmundjen dhe janë shëruar nga Covidi të dhurojnë gjak”, ka përfunduar Zhubi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 8 raste të vdekjes e 2,279 raste pozitive me COVID-19.