Të varfrit mund të mbesin pa u vaksinuar kundër Covid-19

09 dhjetor 2020 | 08:36

Nëntë në dhjetë njerëz në 70 shtete me të ardhura të ulëta kanë pak gjasa që të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit vitin e ardhshëm, sepse shumica e dozave tashmë janë blerë nga vendet e pasura, kanë thënë aktivistët.

Në kohën kur në Britani të Madhe ka filluar vaksinimi masiv i popullsisë, Aleanca Popullore e Vaksinave po paralajmëron se marrëveshjet e bëra nga qeveritë e shteteve të pasura do t’i lënë të varfrit në mëshirën e virusit.

Shtetet e pasura me 14 për qind të popullsisë botërore i kanë siguruar 53 për qind të vaksinave më premtuese, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Kanadaja ka blerë më së shumti vaksina për numër të popullsisë sesa secili shtet tjetër. Dozat e blera nga ky shtet mjaftojnë për vaksinimin e secilit banor nga pesë herë. Kështu thanë disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, Frontline AIDS dhe Oxfam.

“Askush nuk duhet të bllokohet nga marrja e një vaksine jetëshpëtuese për shkak të shtetit ku jeton dikush ose për shkak të parave që ka në xhep”, tha Anna Marriott, menaxhere e politikave shëndetësore në organizatën “Oxfam”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian sërish do t’i bëjë thirrje pesë vendeve të…