
‘Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë…’, kurora e Thaçit të varri i babait (foto)
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka qëndruar shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij.
Thaçi në kurorën me lule që ia la te varri pati një mesazh: “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare më 16 mars, vetëm pak ditë pasi i biri e vizitoi në QKUK ku po trajtohej.
Në vizitën e sotme të Thaçit në fshatin e tij të lindjes, Burojë, disa qytetarë u mblodhën për ta ngushëlluar nga larg, ndërsa ai ishte nën masa të sigurisë.
Mosdhënia e lejes nga Dhomat e Specializuara të Hagës për Thaçin për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij u kritikua gjerësisht në opinionin publik.