Të vdekurit në Pejë janë fqinjë ndërmjet vete
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vitomiricë të Pejës në polici është raportuar se viktima femër së bashku me viktimën mashkull janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.
Rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja të fishekëve.
“Klan Kosova” nga burimet e veta ka marrë vesh se burri dhe gruaja ishin fqinjë mes vete teksa besohet se gruaja ka vrarë fillimisht burrin e pastaj veten.
“Klan Kosova” rreth rastit në fjalë ka kontaktuar me zyrtarin për medie në Prokurorinë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Pasi është pranuar informata prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me policinë dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion si dhe arma dhe gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim dhe në bazë ta saj mund të kuptohet motivi i ngjarjes. Kaq mund të them tani”, ka deklaruar Nikçi.