Të vdekurit nga koronavirusi hidhen në rrugë dhe digjen
Imazhe dramatike vijnë nga qyteti Guayaquil, në Ekuador, i cili është vendi më i prekur nga pandemia e koroanvirusit në Amerikën e Jugut. Kufomat e personave të vdekur nga COVID 19 dhe jo vetëm që kanë mbetur në rrugë, të hedhur në mbeturina e të mbështjella me qese plastike, u është vënë edhe zjarri.
Rrjetet sociale janë pushtuar nga videot dhe fotot e përdoruesve që kanë raportuar një situatë që është bërë thuajse apokaliptike.
Në njërën nga këto video, madje duke pasur parasysh mungesën e ambulancave dhe kapacitetin e dobët të morgut, të cilat tani janë plot, shohim një grup oficerësh të policisë duke hedhur një trup nga kamioni në rrugë.
Edhe familjet e të ndjerëve detyrohen të largojnë trupat e pajetë të të dashurve të tyre nga shtëpitë dhe t’i lënë në qoshe, apo pranë koshave të mbeturinave, të mbështjella me qese plastike.
Disa dëshmitarë thanë se ata thirrën numrat e urgjencës për t’i mbledhur të vdekurit, por askush nuk u dha atyre një zgjidhje, sistemi i funeralit nuk funksionon dhe trupat mbetën në shtëpi për dy e madje katër ditët në pritje për t’u varrosur.
Prandaj vendasit u detyruan t’i lënë në rrugë. Përballë kësaj situate, e cila po vazhdon të paktën që një jave, presidenti Lenin Moreno njoftoi të hënën krijimin e një grupi përgjegjës në mënyrë që bashkatdhetarët që vdiqën në Guayaquil të kenë një varrosje të denjë.
Por për momentin kriza ende nuk është zgjidhur.
<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1585835176265″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://player.boostplatforms.com/video?id=1585835176265″></iframe><script src=”https://player.boostplatforms.com/js/resize-bp.js”>{“videoid”:”1585835176265″,”type”:50,”ratio”:0.75}</script>