Të vendoset një pllakë përkujtimore te vendi i rënies së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

17 janar 2023 | 13:21

Në 41-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, veprimtari Naser Sadiku, i cili jeton në Gjermani, së bashku me vajzat e tij ka shkuar te vendi ku ka ndodhur vrasja e tre heronjve për të nderuar figurat e tyre në këtë përvjetor.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Ambasada ose Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjermani duhet të marrin iniciativë për të vendosur një pllakë përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.

“Në përkujtim të vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Ambasada ose Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjermani ta marrin iniciativën për të vendosur një pllakë përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve!”, ka shkruar veprimtari Naser Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Melburn janë zhvilluar ndeshjet e radhës të vlefshme për…