Të verbrit thonë se do të hyjnë në grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat

24 mars 2018 | 17:17

Përfaqësuesit e Iniciativës së Pavarur e të Verbërve,  ka protestuar para Qeverisë së Kosovës të shtunën, ku kanë kërkuar zbatimin e Ligjit për personat me nevoja të veçanta dhe atyre të verbër, me theks të veçantë në punësim.

Ata kanë thënë se nëse Qeveria nuk ua plotëson kërkesat atëherë do të hyjnë edhe në grevë. Vetëm 3 persona nga kjo kategori janë të punësuar nga gjithsej 45 sa kanë kualifikime në studimet Bachelor dhe Master. Drejtuesi i iniciativës, Halil Kurmeha ka thënë se diskriminimet nuk po ndodhin vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik. Kurmeha ka mohuar që arsye e mospunësimit të tyre të jetë kualifikimi jo i duhur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, sot, mbajti tu im…