Të vonuar në ndërtimin e heronjve, të vonuar edhe në dëgjimin e mesazhit të qytetarëve

11 shkurt 2025 | 12:09

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka shkruar në “Facebook” se dje shumica politike kujtoi 10 shkurtin, ditën e aventurave të tyre të pakuptimta dhe anarkiste, me ç’ditë po ashtu pati dy viktima.

“(Respekt për viktimat dhe familjet e tyre!) Dje po ashtu të njëjtit po kujtonin që kanë shënuar fitore nëpër komuna, ndërkohë që kishin shënuar humbje në zgjedhjet nacionale. Mbase kur të marrin kartonat e kuq në zgjedhjet komunale kah fundi i vitit do të kuptojnë humbjen e fillim vitit në zgjedhjet nacionale. Të vonuar në ndërtimin e heronjve, të vonuar edhe në dëgjimin e mesazhit të qytetarëve. Por janë realitetet politike që do t’i detyrojnë të kuptojnë pasojat e politikave të tyre dhe të kauzave të tyre të rrejshme”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egli Tako ka diskutuar në ditën e sotme (e hënë)…